Kosovë, incidente mes palëve serbe dhe kosovare (06 Janar 1999)
Ndonëse vazhdojnë tratativat kombëtare dhe ndërkombetare për qetësimin e situatës ne Kosovë, ngjarjet dhe incidentet nuk mungojnë. Në një kafene në Prishtinë njerëz të panjohur kanë hedhur lëndë shpërthyese, ku si pasojë janë plagosur lehtë tre serbë.
Rreth 100 serbe të irrituar nga ngjarja kanë thyer xhamat e të paktën dhjetë kafeneve, pronë të shqiptarëve. Komandanti i forcave të NATO-s në Europë, ka akuzuar Beogradin për shkeljen e premtimeve përsa i përket ndalimit të sulmeve në Kosovë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori