Kosovë, incidente në Mitrovicë – (10 Shtator 1999)


Kosovë, incidente në Mitrovicë – (10 Shtator 1999)

22:26 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çështja Mitrovica rishfaqet në skenën Kosovare por këtë radhë me viktima. Mbrëm natën vonë ka ndodhur një përleshje e re mes shqiptarëve dhe serbëve, në qytetin me probleme të mprehta etnike. Kjo përleshje është zhvilluar vetëm dy ditë pas deklaratës së kryeministrit Thaçi kur ai i kishte premtuar banorëve të Mitrovicës një rikthim të shpejt në shtëpitë e tyre.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA të paktën 33 serb kanë mbetur të plagosur si rezultat i shpërthimit dhe granatave të dorës lëshuar nga shqiptarët. Ndërsa burime të tjera deklarojnë të kundërtën, ku kanë qenë disa serb që kanë sulmuar shqiptarët pasi këta të fundit donin të riktheheshin në shtëpitë e tyre ne pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo ngjarje ndodh vetëm një ditë pasi komandanti i UÇK gjeneral Agim Çeku komfirmoi krijimin e formacionit të ri ushtarak Kompormata e Kosovës. Krijimi i kësaj njësie të re bëhet në bashkëpunim të ngushtë me forcën paqeruajtëse KFOR dhe misionin e OKB që administron nga ana civile Kosovën. Pas ngjarjeve të mbrëmshme dy vatrat më të nxehta në Kosovë mbeten Mitrovica dhe Rahoveci ku shqiptarët nuk lejojn hyrjen e trupave ruse të KFOR-it në qytet./tvklan.al






Të ngjashme