Kosovë, Kaçaniku – (8 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot konflikti ushtarak i cili ka kohë që ka nisur në Kosovë është përqëndruar në Kosovën jugore. Fshatrat ne kufi me Maqedonina jana parfshirë sot nga luftimet mes luftëtarëve te UÇK dhe forcave të ushtrisë serbe. Sipas burimeve shqiptare më shumë se 60 automjete ushtarake kane hyrë në Kaçanik.
Zëdhënësja e OSBE, Beatris Lakost ka deklaruar se mund të konfirmoje se gjendja në Kaçanik është e rëndë. Ndërkaq diplomacia botërore po rrit përpjekjet e saj për të arritur një të përbashkët mes palëve. Kristofer Hill, Ambasadori Amerikan në Shkup ka qenë në Prishtinë për të biseduar me përfaqësues të UÇK për nënshkrimin e marrëveshjes së Grupit të Kontaktit.
Ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher i ka deklaruar Beogradit zyrtar se prania e trupave ndërkombëtare në Jugosllavi është pjesë thelbesore e marrëveshjes. Pas Beogradit Fisher ka udhëtuar drejt Prishtinës për tu takuar me anëtarë të delegacionit shqiptar që ishin në Rambuje./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori