Kosovë, Kuvendi shtyn për nesër diskutimin për FSK
Kosovë, Kuvendi shtyn për nesër diskutimin për FSK
Shpërndaje
11:53 05/05/2014Kuvendi i Kosovës shtyu për nesër diskutimin për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në një ushtri të mirëfilltë dhe për shndërrimin e tyre në Forca të Armatosura.Në orët e para të mëngjesit, krerët e partive të mëdha parlamentare zhvilluan një takim, në rezidencën e ambasadores amerikane Trejsi Xhekobson në Prishtinë.Qëllimi ishte arritja e një marrëveshjeje të përbashkët mbi strukturën e Forcave të Armatosura.Mediat kosovare njoftojnë se takimi përfundoi pa asnjë marrëveshje. Palët nuk ranë dakort në pikën për vazhdimin e mandateve të rezervuara nga serbët, të cilët kushtëzojnë votimin për Forcat e Armatosura.Deputetët serbë kanë paralajmeruar se nuk do të jenë të pranishëm në seancë.TV KLAN