Kosovë, largohet Gjenerali Xhekson – (8 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjenerali i Natos në Kosovë Majkëll Xhekson sot është larguar nga Kosova dhe i ka lënë postin gjeneralit gjerman Klaus Rajnhard. Në intervistën e fundit në postin e tij si gjenerali i KFOR-it në Kosovë Xhekson i ka deklaruar se, Rajnhard do e vazhdoj punën aty ku e kam lënë unë. Është hera e parë që Gjermania komandon trupa jashtë territorit të saj që pas Luftës së II Botërore. Kjo i takon tani Rajnhardit ka thënë Xhekson.
Majkëll Xhekson ka qenë në krye të KFOR-it që në mbarimin e konfliktit të armatosur në Kosovë. Gjatë muajve në të cilat ai ka qenë shefi i Natos në Kosovë ai ka nënshkruar marrveshjen e çarmatimit me Thaçin. Ka qenë present në shtrimin e UÇK-së në trupën mbrojtëse të Kosovës, si dhe në formimin e Këshillit Tranzitor të Kosovës.
Në intervistën e tij të funsit si shefi i Natos në Kosovë, ai ka deklaruar se numri i krimeve në Kosovë ka rënë që nga mbarimi i konfliktit dhe se është bërë shumë për zbulimin e autorëve të krimeve të luftës në Kosovë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Xhekson është takuar me personalitetet më të larta të politikës shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori