Kosovë/ Lind foshnja me peshën më të madhe
Në Prishtinë ka lindur një foshnje me peshën më të madhe të regjistruar deri më sot.
Foshnja e seksit mashkull, mësohet se ka lindur me peshën 5.820 kg, raporton Klan Kosova.
Sipas Drejtoreshës së Repartit të Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada, gjendja e foshnjes paraqitet e mirë dhe e stabilizuar, edhe e nënës gjithashtu.
Drejtoresha Paqarada, gjithashtu pohoi se ishte një operim cezarian i cili mund të konsiderohej i vështirë megjithatë gjithçka kaloi me sukses dhe pa probleme./tvklan.al