Kosovë, luftime në Skënderaj (23 Mars 1999)


Kosovë, luftime në Skënderaj (23 Mars 1999)

08:55 23/03/1999

Sot në Kosovë ka ndodhur një tjetër tragjedi. Në Skënderaj forcat serbe kanë ndarë veç burrat, gratë e fëmijë dhe më pas i kanë çuar në stadiumin e qytetit ku kanë vrarë 100 persona. Sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Skënderaj është përfshirë nga flakët dhe është bllokuar nga forcat serbe, të cilat kanë djegur dhe fshatra të tjerë.

Luftime ka pasur dhe në Vushtri, Bllogoç, Malishevë, Suharekë e të tjerë. Forcat serbe kanë ndaluar dhe keqtrajtuar njerëz nëpër rrugët e Prishtinës. Sot ka mbërritur në Beograd Emisari Amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk. Komuniteti Ndërkombëtar ka qënë kategorik në paralajmërimin e Millosheviçit që mos të luajë më me zjarrin. Sot është anulluar një vizitë e lajmëruar e Ministrit të Jashtëm Paskal Milo dhe Ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga në Selinë e NATO-s në Bruksel./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme