Kosovë, marrveshja për këshillin administrativ – (15 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nënshkruhet marrëveshja për formimin e këshillit të ri të përkohshëm administrativ për Kosovën. Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe lider politike të saj nënshkruan sot marrëveshjen e një këshilli për ndarjen e pushtetit i cili do sjellë kosovarët në administrimin e Krahinës së tyre.
Shefi i Misionit të OKB, Bernard Kushner do të jetë kryetari i këtij këshilli me të drejtat e vetos për të gjitha vendimet. Dy bashkpresidentët janë Hashim Thaçi dhe zëvendësi i Kushnerit, Xhoki Kovei. Kjo formul e re garanton atë që zyrtarët ndërkombëtar të ruajn dorën e fortë ndaj vendim-marrjes. Në bazë të marrveshjes autoritetet shqiptare të kryesuar nga Thaçi dhe lider të tjerë shqiptar, do të konsolidohen ndërsa administrate e re do të marrë gradualisht rolet e saj.
Në këshillin e ri do të bëjë pjesë dhe lideri shqiptar i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe mund të jetë historike ka theksuar Kushner në ceremoninë e nënshkrimit, ku morë pjesë anëtarë shqipta të organit të ri Thaçi, Rugova, dhe Rexhep Qosja, si dhe anëtar ndërkombëtar. Ende nuk është paraqitur asnjë përfaqësues nga pakica serbe e Kosovës, shumë prej të cilëve janë larguar nga Krahina.
Këshilli i përkohshëm administrativ do të mbikqyre 14 departamente administrative. Ai nuk do jetë përgjegjës për mbrojtjen, gjë për të cilën mban përgjegjësi forca paqeruajtëse e KFOR-it e kryesuar nga NATO. Në bazë të marrëveshjes Këshilli tranzitor OKB-Kosovë do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të zgjerohet në një Asamble më të gjerë. Gjithsesi me hapin e sotëm Kosova po shkon drejt vetëqeverisjes./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori