Kosovë, Mitrovicë (20 Dhjetor 1999)
Një organizatë serbe merr përsipër shpërthimin në Mitrovicë. Organizata serbe “Shqiponjat e bardha” ka marrë përgjegjësinë për sulmin e javës së shkuar në selinë e Partisë Republikane Shqiptare në Veri të Mitrovicës, ku u plagosën dy shqiptarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Sipas agjensisë beogradase BETA, përgjegjësia është marrë përmes një telefonate anonime në Këshillin Kombëtar serb në Mitrovicë. Kjo është një organizatë e re në hapësirën tonë që kërkon ndërmarrje më radikale ka deklaruar përqafësuesi i Këshillit Kombëtar serb në Mitrovicë.
UNMNIK ndërpret bashkëpunimin me spitalin e Mitrovicës, pasi personeli serb nuk ka pranuar të punojë me mjekët shqiptarë. Administratori i OKB-së në Rajon Stefano Demistura tha se 700 punonjësit serbë të shëndetësisë të këtij spitali po punojnë sipas porosive të Beogradit. Serbët kanë dëbuar nga spitali i Mitrovicës të gjithë mjekët dhe pacientët shqiptarë. Pas incidenteve të fundit në disa rajone të Kosovës, policia e UNMNIK-ut dhe forcat e KFOR-it kanë intensifikuar masat e sigurisë në Prishtinë dhe gjatë natës. Kryeqyteti mbikqyret edhe nga helikopterët./tvklan.al