Kosovë, NATO gati ndërhyrja (06 tetor 1998)
Në Kosovë, NATO është gati për ndërhyrje ushtarake. Rusia dhe Kina dalin kundër në Këshillin e Sigurimit. Të gjitha vendet anëtare të BE kanë marrë një vendim pro ndërhyrjes. Ndërkohë Sekretari i Jashtëm Britanik ,tha sot se vendet anëtare të Bashkimit Europian u shprehën se forcat ushtarake duhen përdorur nëse presidenti Jugosllav Millosheviç nuk pranon ti japë fund kësaj lufte së përgjakshme me Kosovën. Kofi Anan ,mbas vizitës dy ditore në Beograd , ka hartuar një raport për gjendjen në Kosovë dhe i bën thirrje Beogradit të ndalojë agresionin ushtarak ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Pamje avion luftarak të NATOs, Kofi Anan, takimi Milloshevic-Hollbruk, pamje parlamenti Serb, kryeministri Bulatovic./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori