Kosovë, NATO gati ndërhyrja ushtarake (11 tetor 1998)


Kosovë, NATO gati ndërhyrja ushtarake (11 tetor 1998)

13:30 11/10/1998

“Gjithçka mbetet është takimi i Solanës me komandantin e forcave ushtarake të NATOs për ti autorizuar këtij të fundit ndërhyrjen ushtarake në Kosovë”.

 Kështu ka deklaruar Hollbruk pas shtatë orësh bisedime me presidentin serb Millosheviç. Pavarësisht takimeve të tjera që ata të dy kanë lënë midis tyre, Hollbruk mendon se gjendja është akoma shumë e vështirë. Beogradi në një deklaratë për shtyp, thotë se Serbia pranonte kushtet e shtruara nga OKB, por më vone ishte pikërisht vetë Hollbruk që deklaronte se Serbia nuk pranonte ndryshime. Nga ana tjetër NATO ka filluar të mbushë armët. Gjenerali Klark do të zhvillojë një takim me Solanën për të marrë nga ky i fundit urdhërin e ndërhyrjes. Rusia dhe Kina u shprehen totalisht kundër ndërhyrjes në Kosovë.

Pamje avion luftarak të NATOs, Kofi Anan, takimi Milloshevic-Hollbruk, pamje parlamenti Serb, kryeministri Bulatovic./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme