Kosovë, nderohet Fehmi Agani – (6 Gusht 1999)


Kosovë, nderohet Fehmi Agani – (6 Gusht 1999)

20:39 06/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Thaçi dhe Rugova kanë rënë dakort në takimin e djeshëm për të krrijuar Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Kosovës dhe plotësimin e qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjithashtu është rënë dakort që një komision i përbashkët të administroj fondet e mbledhura nga qeveria e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi. Ndërkohë sot liderët e Kosovës, kanë nderuar intelektualin dhe një nga figurat kryesore të marrëveshjes së Rambujesë Fehmi Aganin.

Në varrin e ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës të vrarë nga serbët gjatë luftës në Kosovë, kanë bërë sot homazhe kryeministri Hashim Thaçi, Shefi i Shtabit të UÇK-së Agim Çeku, i dërguari i OKB-së për administrimin e Kosovës Kushner, Rexhep Qosja dhe dy nënkryetarët e kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj është vazhduar më një manifestim në qendër të Prishtinës ku është kërkuar lirimi i të burgosurve politikë, që ndodhen në burgjët serbe. Në këto aktivitete ka munguar një nga krerët kryesor politik të Kosovës, vetë presidenti Ibrahim Rugova./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame 






Të ngjashme