Kosovë/ Ndotja e ajrit mbledh Komisionin për Mjedis
Sot në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të disktutohet për gjendjen mjedisore në Kosovë rreth ndotjes së ajrit.
Ky takim mbahet pas kërkesës së deputetes Besa Gaxherri e cila në cilësinë e nënkryetares së komisionit ka kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të raportojnë urgjentisht institucionet përgjegjëse për cilësinë e ajrit.
“Sot në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”
./Klan Kosova./KlanKosova