Kosovë, në rrjet humbet 37 % e energjisë. KEK: Një pjesë vidhet, rrjeti është i amortizuar. (04 Janar 2012)
Po prodhohet në Obiliq, por më shumë se një e treta e saj nuk po dihet se ku përfundon.Saktësisht 37 % energjisë elektrike humbet. Një sasi të madhe të saj po e ha rrjeti i vjetëruar. Telat e distribucionit janë të paktën 40 vjet të moçëm.
Punëtorët e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik po përpiqen vazhdimisht të ulin humbjet e prodhimit të tyre.Por ka edhe një arsye tjetër pse energjia elektrike po humbet. Kjo ka të bëjë me hajninë.
Saktësisht për 11 muajt e vitit të kaluar u prodhuan pak mbi 5 milionë megavat orë energji elektrike. Nga kjo sasi 1.8 milionë humbën. E kthyer në para, janë mbi 70 milionë euro që humbën kot gjatë kësaj periudhe./tvklan.al
Gazetar : Avdyl Pajaziti