Kosovë, pasaportat e kosovarëve – (18 Maj 2000)


Kosovë, pasaportat e kosovarëve – (18 Maj 2000)

09:40 18/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kërkesat e shumta dhe fakti që shumë kosovarë kanë pasaporta të pavlefshme të ish-Republikës së Jugosllavisë, kanë detyruar zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë të aprovojnë një dokument të ri udhëtimi i cili do ti lejojë kosovarët të udhëtojnë në të gjitha vendet e Komunitetit Europian.

Dokumenti do të jetë i përkohshëm dhe do të shpallet si i pavlefshëm fill pas përfundimit të mandatit të misionit të OKB-së në Kosovë. Ky dokument do të prodhohet në Gjermani dhe për arsye teknike do të fillohet të shpërndahet në fund të Korrikut. Për aprovimin e këtij dokumenti, shefi i dokumentave civile pranë misionit të OKB-së në Kosovë, Albert Konze thotë për Tv Klan se ky dokument do të jetë i vlefshëm për të gjithë kosovarët që nuk kanë pasaportë.

Pyetjes  sonë se ku duhet ti marrin kosovarët vizat për këto dokumeta udhëtimi Konze i është përgjigjur se kërkimi apo jo i vizave varet direkt nga vendet respektive të BE. Konze thotë për Tv Klan se është shumë mirënjohës për bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme Shqiptare, e cila ka pranuar ta njoh këtë dokument./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme