Kosovë, pritet ndërhyrja e NATO-s (5 Dhjetor 1998)
NATO përgatitet të hyjë në Kosovë. 1700 forca ushtarake do të vendosen në afërsi të Kumanovës ku përpara disa kohësh një grup tjerër vëzhguesish kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ajrore serbe. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të NATO-s ku janë përcaktuar shtetet që do të përfaqësohen me ushtarët e tyre në përbërje të kësaj force ushtarake.
Ushtarë francezë, gjermanë, britanikë, italianë e hollandezë do të marrin pjesë. Kumanova është shumë pranë kufirit kosovarë dhe 1700 ushtarë mund të iu vijnë në ndihmë shumë shpejt vëzhguesve të paarmatosur që ndodhen në Kosovë. Në këto momente mes SHBA-së dhe Serbisë është rritur tensioni menjëherë pas vrasjes së 12 shqiptarëve ditëve të fundit./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti