Kosovë, protesta në Rahovec – (27 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Grupi hetimor i cili është marrë me varrin masiv, ku janë gjetur 15 trupa në një fshat shqiptar të Kosovës ka deklaruar se asnjë nga 15 viktimat nuk është serbe. Sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, një oficer amerikan i KFOR-it nën përgjegjësin e udhëheqësi të grupit hetimor në përbërje të të cilit ka dhe ekspert të Gjykatës së Hagës, ka deklaruar në mënyrë kategorike se s’kemi të bëjmë me një varr masiv serbësh.
Hipoteza e fundit e hedhur nga pala serbe ishte ajo se mes të 15 ishin dhe katër burra serb të masakruar, por sot grupi hetimor i ka hedhur posht në mënyrë të prerë këtë hipotezë.
Ndërkohë Rahoveci vazhdon të jetë i bllokuar, pas katër ditësh duket se s’ka asnjë zhvillim për lejimin e futjen e trupave ruse të KFOR-it në Rahohec. Rreth 50 mijë persona të ardhura dhe nga fshatrat përreth kanë bllokuar hyrjen e qytetit. Burimet shqiptare bëjnë të ditur se ushtarët rus kanë keqtrajtuar një fëmijë 10-vjeçar. Sipas krerëve të protestës së Rahovecit duket se zgjidhje të mesme s’ka, rusët nuk duhet të hyjnë në qytet./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori