Kosovë provokime ndaj KFOR – (24 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pjestarët e forcave ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të vënë rendin po ndeshen edhe me rreziqe. Burimet e KFOR-it njoftuan se mbrëm në fshatin Zhegë në afërsi të Gjilanit është provokuar njësia e forcave ndërkombëtare të paqes e dislokuar në këtë zonë.
Persona civil të armatosur kanë shtënë në drejtim të pjestarëve të KFOR-it. Zyrtarët e KFOR-it sot vlerësuan se sulmuesit mund të kenë qenë serb. Marinsat amerikan janë përgjigjur me armë dhe me këtë rast është vrarë një sulmues e janë plagosur dy të tjerë. Disa nga personat e tjerë të involvuar në këtë sulm po mbahen në arrest nga forcat e KFOR-it.
Pentagoni njoftoi se ky është rasti i dytë që forcat e SHBA të dislokuara në kuadër të KFOR-it në Kosovë janë ndodhur përpara provokimeve të armatosura. Rasti tjetër ka ndodhur ditën e hënë kur persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri mbi njësinë e marinsave por ka kaluar pa pasoja./tvklan.al