Kosovë, rindërtohet kulla e familjes Jashari – (22 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo rrugë të çon në lagjen e Jasharajve. Dikur familja Jashari priste e përcillte njerëz të shumtë, sot këtu kanë mbetur vetëm kujtimet. Në familjen Jashari asgjë nuk është si më parë, megjithatë flijimi i një familje të tërë me shumë pjesëtarë, ndryshoi jo pak historinë e Kosovës.
Këtu nisi lufta çlirimtare. Kjo pankartë e vënë për nder të luftëtarit legjendar, përbën pjesën qendrore të kompleksit përkujtimor që është krijuar pak ditë më parë. Ndërkaq të mbijetuarit e familjes Jashari, shpresojnë që shpejt familja e tyre do të arrijë numrin e mëparshëm. Kulla e Jasharajve tashmë është rindërtuar dhe ka marrë formën e mëparshme. Sot këtu kanë mbetur vetëm kujtimet, të cilat me siguri do të ruhen gjatë./tvklan.al