Kosovë, Shirak në Maqedoni – (28 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kosova po përjeton një skenë e cila duket se do të mbetet e pandryshuar të paktën deri në 15 Mars. Trupat e NATO-s në kufirin Maqedon të cilat janë gati për ndërhyrje ushtarake në Kosovë dhe përqëndrimi i ushtrisë serbe në fshatrat e Kosovës. Edhe sot Beogradi ka vazhduar të çoj në Kosovë mjete të armatimit të rëndë, ndërsa UÇK-ja ruan vetëm pozicionet e saj. Kjo është skena që po përjeton Kosova.
Në bazën e NATO-s në Kumanovë të Maqedonisë sot ka mbërritur Presidenti Francez Zhak Shirak. Qellimi i vizitës së tij në Maqedoni ka qenë takimi i tij me ushtarët francezë të cilët janë vendosur në bazat ushtarake të NATO-s por dhe për t’i bërë presion Beogradit zyrtar për të ndaluar hapat ushtarake që po ndërmerr në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori