Kosovë, situata në Rahovec – (26 Gusht 1999)


Kosovë, situata në Rahovec – (26 Gusht 1999)

12:12 26/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Situatë e njëjtë në hyrje të Rahovecit. Popullsia shqiptare vazhdon të mbaj të bllokuar rrugët e qytetit kosovarë për mos të lejuar hyrjen e trupave ruse të KFOR-it. Megjithëse bisedimet e djeshme mes përfaqësuesve të UÇK-së dhe KFOR-it dështuan, sot veç protestave vazhdojnë dhe bisedimet për gjetjen e rrugëës së përbashkët të zgjidhjes të situatës.

Departamenti i Shtetit nëpërmjet zëdhënësit Xhejms Folic, ka deklaruar se forcat ruse duhet të hyjnë në Rahovec pasi ata janë pjesë e KFOR-it dhe zbatojnë strategjinë e përbashkët të hartuar nga forca paqeruajtëse.

Ndërkohë Tanjuc, agjensia zyrtare e lajmeve jugosllave ka emetuar lajmin për gjetjen e një varri të përbashkët me trupat e 13 serbëve 15 km larg Prishtinës. Si rëndom autor të kësaj ngjarje quhen sipas serbëve terrorristët shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme