Kosovë trazirat në Mitrovicë – (5 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mitrovica po numëron bilancin përfundimtar të dhunës tre ditore të cilën e ka përjetuar në rrugët e saj. 6 të vdekur mbi 30 të plagosur, shifra përfundimtare e dhunës etnike mes serbëve dhe shqiptarëve. Tani Mitrovica është në gjendjen e jashtëzakonshme, sipas të cilës qytetarët e saj duhet të lëvizin me orare të kufizuara. Kjo gjendje është vendosur nga KFOR-i. Për të evituar dhunën ndaj shqiptarëve që jetojnë në pjesën serbe të Mitrovicës së ndarë, KFOR-i ka evakuar 4500 shqiptarët që jetojnë atje.
Të mërkurën shefi i policisë së OKB-së ka kërkuar me forcë dërgimin e më shumë policëve civil në vend për të luftuar më me efektshmëri kundër krimeve etnike dhe krimit të organizuar. Komisari i danezëve Frederikson, ka bërë të ditur se ka në komandën e tij vetëm 1970 policë nga 42 vende. Kemi nevojë për ushtarë për të vendosur sigurinë, por kur situata të qetësohet kemi nevojë për policë civil ka siguruar Frederikson./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori