Kosovë, tre të vdekur nga shpërthimi i një dyqani (7 Shkurt 1999)


Kosovë, tre të vdekur nga shpërthimi i një dyqani (7 Shkurt 1999)

14:44 07/02/1999

Ndërkohë që bisedimet për paqen në Kosovë vazhdojnë në Rambuje të Francës, dje në mbrëmje një shpërthim ka tronditur Prishtinën. Tre të vdekur midis të cilëve dhe një fëmijë janë viktimat e konfliktit më të fundit në Kosovë. Sipas burimeve të policisë jugosllave, dyqani i një shqiptari është hedhur në erë nga një raketë e lëshuar prej shqiptarëve. Pronari i dyqanit ishte shqiptar i cili ishte i njohur për lidhjet e tij me Beogradin.

Takimi në Rambuje vazhdon me dyer të mbyllura, jashtë kështjellës qindra gazetarë dhe reporterë televiziv janë në pritje të lajmeve më të fundit. Sipas organizatorëve Kuk dhe Vedrin shpresohet se pas një jave negociatash do të arrihet një dokument paraprak për marrëveshjen përfundimare të paqes në Kosovë./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme