Kosovë, vizita e D’alemës – (7 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas Sekretarit të Përgjithshëm të Natos Havier Solana, Kosovën e viziton sot Kryeministri Italian D’alema dhe Ministri i Mbrojtjes Italiane Skoniamilo. Të dy kanë ndaluar në Pejë ku janë dislokuar 8 mijë trupat e Romës në kuadër të forcës paqeruajtëse. Vizita e tyre është për faktin e ndërrimit të komandantit të forcave italiane të KFOR në Kosovë, post i cili i kalon gjeneralit Xhuzepe Gai.
Sipas D’alemes duhet të krijohen kushte për bashkëkzistencën paqësore të etnive në Kosovë. Më tej në axhendën e vizitës në Kosovë, D’alema ka takime me Rugovën, përfaqesuesin e UÇK-së dhe Kryepeshkopin serb Artemie. Por ende diskutohet në diplomacinë ndërkombëtare vrasja e djeshme e tre serbëve nga forcat ruse, ku Solana e ka mbështetur veprimin e ushtarëve rus, që tregon që KFOR në Kososvë është një dhe vepron si i tillë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori