Kosovë, vrasjet e serbëve – (24 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
14 serb janë vrarë mbrëm në Lipjanë të Kosovës. Fshati i populluar më tepër me serb mbrëm në orën 21 e 30 të mbrëmjes ka dëgjuar disa të shtëna. Të parët që kanë mbrritur në vendngjarje ka qenë një patrullë Britanike e KFOR-it e cila ka gjetur 14 trupa të pajetë të buqëve të cilët janë identifikuar me kombësi serbe. Trupat e tyre janë përcjell për në morgun ë Prishtinës.
Ngjarja më e rënda që pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi rrezikon të kthehet në një acarim të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë. Menjëherë kanë mbrritur reagimet për ngjarjen. Nato, OKB dhe UÇK-ja e kanë dënuar ngjarjen. Sipas Agim Çekut përfaqësuesit e UÇK-së kjo ngjarje s’ka të bëjë me UÇK.
UÇK-ja do të ndihmojë në zbulimin e ngjarjes. Sipas Çekut këto akte duan që të turbullojnë zbatimin e marrveshjes së çarmatimit të UÇK-së. Edhe Bernard Kushner, administratori i Kosovës e ka dënuar aktin me me anë të një deklarate. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe gjenerali Xhekson, i cili sot në mesditë ka dalë nga në një konferencë shtypi me Agim Çekun për çarmatimin e kësaj të fundit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori