11:47 08/05/2014Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga shpall zyrtarisht 8 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.Vendimi u mor pas konsultimeve që pati dy ditë më parë me krerët e partive politike, më pas edhe me kryetarët e Komisionit Zgjedhor Valdete Daka.Të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërndarjes së kësaj legjislature, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të parakohshme.Prej disa muajsh, partitë politike diskutonin për zgjedhje të parakohshme, për shkak të pamundësisë së mazhorancës për të garantuar numrin e nevojshëm të votave në Kuvend.Tv Klan