Kosovë,trupat e vrarë vendosen në xhami (18 Janar 1999)
Në Kosovë ende bien këmbanat e luftës dhe të vrasjeve. Policia serbe rifilloi sulmet kundër fshatit Reçak të Kosovës ku trupat e 45 shqiptarëve të masakruar ndodheshin ende në xhami. Policia që me mjete të blinduara ishte vendosur në kodrat përreth fshatit hapi zjarr me armë të rënda. Disa prej tyre vendosën maska. Më vonë trupat e ushtrisë vendosen në pozicion kundër ajrore dhe hapën zjarr kundër fshatit.
Shtetet e Bashkuara mbështetën një deklaratë të ashpër të NATO-s për Kosovën duke shprehur besimin se Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç do t’a kuptoje rëndesinë e mesazhit. Ollbrajt është shumë e kënaqur me mesazhin e ashpër që përmbante deklarata e NATO-s. Kriza në Kosovë është mbërthyer në planin politik ku diplomacia ende mërmërin për ndërhyrjen ushtarake apo jo në Kosovë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori