Kostoja e një nate feste (24 Dhjetor 2000)
Kjo është një ditë e zakonshme në këtë familje tiranase, por biseda midis tyre duket se bëhet njëherë në vit. Zonja e shtëpisë, mbi të cilën bie barra e një dite feste, është e prekuopuar për gatimin e Vitit të Ri. Këto ditë janë përgatitje e punë në shtëpi dhe pazare për këtë natë. Në vend të kësaj gruaje dolëm ne sot në pazar ku 1 kilogramë patate kushtonte 50 lekë. Mishi i grirë për qofte 600 lekë.
Një gjel deti që sipas mundësive bëhet dhe pulë, kushton 2500 lekë pa përmendur dhe sallatën ruse që çdo amvisë e gatuan dhe kërkon mjaft asortimente brenda. Për mish nuk bëhet fjalë pasi zëvendësohet nga ai i pulës, por që dhe kushton. Birrë, verë, pije freskuese dhe fruta për fëmijët kësaj familje i shkojnë 100 mijë lekë të vjetra. Kaq para është dhe rroga e burrit të saj. Pra për një natë, shqiptarëve u duhet të harxhojnë një rrogë mujore dhe nëse do të dëshironin të hanin gjithmonë kështu, rroga e tyre duhet të ishte shumë herë më e lartë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti