Kostumi reaktiv për situatat emergjente


Kostumi reaktiv për situatat emergjente

20:26 02/10/2020

Prova në Angli: Për 90 sekonda në vendin ku arrihet për gjysmë ore

Kostumet me motorë reaktivë me ajër mund të jenë zgjidhja më e mirë për të ndërhyrë në situata emergjence.

Këtë e vërteton një provë e kryer nga një ekip britanik për emergjencat në terrene malore që arriti për 90 sekonda në një lartësi ku me rrugë automobilistike arrihet jo më herët se 25 minuta.

Prova u krye në zonën e quajtur Distrikti Liqenor, në malësitë veriperëndimore të Anglisë. Ekipet e emergjencës krijuan një situatë prove, ku i duhej dhënë ndihmë një vajze 10-vjeçare që kishte rënë nga shkëmbi dhe kishte thyer këmbën.

Përmes kostumit me motor reaktiv me ajër, ata arritën brenda pak më shumë se 1 minute në lartësitë më shumë se 3600 metra mbi nivelin e detit, në një terren ku helikopterët e kanë të pamundur të ulen për të transportuar të plagosurit.

Kjo pajisje mund të arrijë një shpejtësi prej rreth 50 kilometrash në orë dhe është zhvilluar nga firma britanike ‘Gravity Industries’. 

Jo më kot u zgjodh kjo zonë e thepisur malore, pasi në vitin 2019, atje janë regjistruar 584 incidente ku është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.

Tv Klan






Të ngjashme