Kotoletë bërxolle me patate (Video)
Përgatitja:
400 gr patate të vogla
300 gr galetë
100 gr miell
100 gr majonezë
50 gr gjalpë
50 gr kastravecë turshi
20 gr vaj ulliri
5 vezë
3 thelpinj hudhër
2 bërxolla derri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të kripë, tumerik dhe vendosim patatet që të ziejnë. Marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri bërxollat. Pasi patatet të ziejnë i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, hudhër, gjalpë dhe i fusim në furrë që të piqen për 7 minuta në 240 gradë. Më pas bërxollat e marinuara i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj kikiriku. Vendosim në mikser majdanozin, hudhrën, kastravecin turshi, majonezën dhe i bëjmë krem të gjitha bashkë. Vendosim në pjatë kotëletën dhe patatet e pjekura, të cilat i shoqërojmë me kremin që përgatitëm me majonezë./tvklan.al