Kotoletë peshku (Video)


Kotoletë peshku (Video)

14:07 18/03/2019

Përbërësit:

300 gr merluc

300 gr karkaleca

400 gr patate

70 gr galetë

50 gr spinaq

1 vezë

Për kremin:

1 lugë vaj ulliri

Salcë kosi greke

Lime

Kopër

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Pastrojmë karkalecat dhe sfiletojmë merlucin. Më pas i presim dhe i vendosim bashkë në një tas dhe i marinojmë me pak kripë e piper. Në një tigan me pak vaj ulliri i skuqim dhe i shuajmë me konjak. Shtypim patatet e ziera. Në gotën e mikserit vendosim karkalecat dhe merlucin e skuqur dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Shtojmë në to patatet dhe vazhdojmë t’i miksojmë bashkë. Më pas të gjithë masën e vendosim në një tas, shtojmë bukë të grirë dhe përgatisim kotoletat në formë rrethore, të cilat i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.

Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri skuqim spinaqin. Në një gotë mikseri vendosim salcën e kosit, lëkurën e një lime, kopër, kripë, piper dhe e miksojmë derisa të bëhet salcë. Vendosim në pjatë fillimisht salcën, më pas spinaqin dhe mbi të kotoletë peshku.

/tvklan.al






Të ngjashme