Kotzias konfirmon: Rama e Tsipras do të takohen në Davos
Përfaqësuesi i Athinës për politikë të jashtme, Nikos Kotzias në mbledhjen e këshillit për punë të jashtme të BE-së, njoftoi se kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.
Takimi mes dy krerëve të qeverive respektive do të zhvillohet gjatë forumit ekonomik botëror që mbahet në Davos nga data 23 deri më 26 janar.
“
Informova kolegët e mi për negociatat 3-ditore që mbajtëm në Shqipëri, pas negociatave 4-ditore të zhvilluara në Kretë. Unë i informova ata se negociatat në Shqipëri ishin të suksesshme dhe u dakordësuam në pika ku kishim mosmarrëveshje dhe për çështje të mbetura pezull në 70 vitet e fundit
”, shkruhet mes tjerash në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Greqisë.
Ndërsa nënvizohet se këto zhvillime do të konfirmohen në takimin mes Ramës dhe Tsipras. /abcnews.al