Kotzias: Shqipëria dhe Greqia i kanë zgjidhur problemet


Kotzias: Shqipëria dhe Greqia i kanë zgjidhur problemet

09:00 16/02/2018

Shqipëria dhe Greqia kanë zgjidhur mosmarrëveshjet shumëvjeçare. Këtë e konfirmon Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin grek “Alfa”.

Nikos Kotzias, Ministër i Jashtëm i Greqisë:

Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura prej 70 vitesh. Besoj se është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura.

Kreu i diplomacisë greke shprehet optimist se shumë shpejt negociatat mes dy vendeve do të përmbyllen me një marrëveshje zyrtare.

Nikos Kotzias, Ministër i Jashtëm i Greqisë:

Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty.

Në deklaratat publike të javëve të fundit, Kotzias ka thënë se është finalizuar marrëveshja për zonat detare. Pjesë e diskutimeve është edhe heqja ligjit të luftës, ndërsa ministri i jashtëm grek është shprehur se i ka kërkuar palës shqiptare heqjen termit “Çam” nga tekstet shkollore dhe hartat. Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë vizitës së kryeministrit grek Aleksis Cipras në Tiranë, planifikuar për në Prill. Ndërsa per fazën zyrtare të negocimit, pritet marrja e plotfuqishmërisë nga Presidenti i Republikës, i cili ka zhvilluar një faze konsultimesh me paraardhësit e tij. 

Tv Klan






Të ngjashme