Kotzias: Vetting-u, jo i vetmi kusht për negociatat


Kotzias: Vetting-u, jo i vetmi kusht për negociatat

15:45 16/11/2016

Zbatimi i Ligjit të Vetting-ut nuk është i vetmi kusht që Bashkimi Evropian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kështu thotë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i pyetur lidhur me qëndrimin nëse Brukseli mund ta shtyjë vendimin pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Qëndrimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të 5 prioritetet kyçe dhe jo vetëm atë që ka të bëjë me gjyqësorin në mënyrë që hapen negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian”

Ky qëndrim i Greqisë vjen pas tensioneve të shtuara mes Tiranës e Athinës për çështje të mbetura pezull dhe në një kohë që Athina nuk përjashton mundësinë e një vetoje për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian./ TV KLAN






Të ngjashme