Kozias: Debati për Ligjin e Luftës, pjesë e skizofrenisë ballkanase


Kozias: Debati për Ligjin e Luftës, pjesë e skizofrenisë ballkanase

17:09 07/06/2016

Debati për Ligjin e Luftës, i cili vazhdon të qëndrojë në fuqi mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe pse një traktat i ri miqësie po të nënshkruhet mes dy vendeve fqinje, për kryediplotin grek Nikos Kozias nuk është asgjë tjetër veç pjesë e skizofrenisë ballkanase.

Homologu i tij Ditmir Bushati, me tone shumë të buta i ka rrëfyer Kozias-it në një sallë të mbushur me studentë e akademikë, mes të cilëve dhe grekë, një histori personale, si për t’i treguar sa kohë ka një çështje edhe pse e mbartur nga e shkuara, ajo duhet zgjidhur.

Për çështjen çame, Kozias përsëri qëndrimin zyrtar të një dite më parë, se pronat në Greqi i pretendojnë pasardhësit e bashkëpunëtorëve të nazistëve.

Kozias, debatin për marrëveshjen e detit e cilëson shumë zhurmë për asgjë, por ky këndvështrim i kryediplomatit grek është ironizuar nga një student shqiptar, i cili tha se nëse ishte kështu, përse nuk e jepte Greqia pjesën e vet të detit, por pretendonte pjesën nga hapësira shqiptare.

Tv Klan






Të ngjashme