KPA shtyn vendimin për prokurorin Besnik Muçi
Kolegji i Pavarur i Apelimit ka shtyrë vendimin për prokurorin Besnik Muçi.
Seanca për Besnik Muçin u shty për shkak të mos plotësimit të trupës gjykuese, pasi mungonte anëtarja Natasha Mulajt. Kjo e fundit ka justifikuar mungesën e saj për shkak të një problemi familjar.
Besnik Muçi kërkoi që seanca të mos lihet për javën që vjen, por pas dy javësh. Data 20 Shtator ora 10:00 u caktua për seancën e radhës.
Prokurori Besnik Muçi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kaluar me sukses Vettingun. Por Komisioneri Publik ankimoi çështjen duke kërkuar shkarkimin me argumentimin se nuk justifikon burimin e ligjshëm të pasurisë.
Ndërkohë, Besnik Muçi është përzgjedhur edhe anëtar i strukturës antikorrupsion SPAK. /tvklan.al