KPD, Majko, Koçi, Pëllumbi (26 Korrik 1999)


KPD, Majko, Koçi, Pëllumbi (26 Korrik 1999)

17:59 26/07/1999

Socialistët kanë përgatitur sot në mbledhjen e KPD-së tezat programore për Kongresin e 3-të të Tetorit. Asnjë prej anëtarëve të këtij forumi nuk ka marrë guximin të deklarojë publikisht kandidaturën për kryetar dy muaj para kongresit. Ish Kryetarit Nano do t’i duhet të presë dhe disa ditë që propozimi i Metës tek e “E Diela Debat” për kandidaturën e Majkos apo ndonjë tjetër kandidaturë të dalë publikisht.

Kryeministri Majko ka shkuar më tej duke paralajmëruar se konfliktet brenda shtëpisë socialiste ndikojnë në humbjen e besimit tek elektorati.

Do të uroja që asgjë të mos ishte e vërtetë duke u bazuar në konceptet e partisë. Emra të përveçëm mbi bazën e partisë. Ne duhet të ndërgjegjësohemi se konfliktet mes nesh pavarësisht motiveve janë një shkak i mjaftueshëm për të rikonsideruar besimin e elektoratit dhe publiku në përgjithësi dhe përbëjnë investimin më të keq për hapat që në parashikojmë të hedhim. Debati parimor është krejt tjetër gjë. Ai është krejt i pranueshëm por deri në momentin kur interpretimi i parimeve nuk çorientojnë vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen. Fatmirësisht Partia Socialiste është që një parti që punon dhe ideon në vendin e duhur atë sistem kualitiv të masës së madhe opinionesh dhe të asaj pjesë anonime e të duruar të shoqërisë që fatkeqësisht merr emër të përveçëm vetëm në ditët e zgjedhjeve. Besoj se nuk duhet të presim këtë ditë për tiu afruar ballafaqimit me ta ndryshe koston do të jemi të detyruar ta paguajmë të gjithë.”

Ndërkohë KPD nuk ka marrë parasysh kërkesën publike të Nanos për rregulla të barabarta loje për kandidatët për kryetar gjatë fushatës. Një nga mbështetësit e kësaj teze Petro Koçi shprehet.

Petro Koçi: Meqënëse për herë të parë ka një garë elektorale brenda partisë, normalisht duhet të vendoseshin disa rregulla dhe ndoshta në këtë mbledhje të KPD-së. Por me sa duket për ata që administrojnë mbledhjet drejtuesit kjo nuk ka qënë propozim interesant.

Servet Pëllumbi: Partitë nuk funksionojne si fushatat elektorale. Pra dhe zgjedhjet në parti janë një fushatë më vete me specifiken e vet dhe nuk zhvillohen duke evidentuar kandidatët me listë, duke ju dhënë kandidatëve hapësira në media, duke ju caktuar fonde e të tjera. Kjo bëhet vetëm për fushatat elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme