KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Ilir Toska


KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Ilir Toska

11:41 21/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.

Toska u njoh dje  me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Mësohet se gjyqtari Toska zotëron vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë./tvklan.al






Të ngjashme