Shkarkohet gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari


Shkarkohet gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari

10:13 18/06/2020

KPK: Nuk justifikon pasurinë. Gjyqtarja: Nuk jam surprizuar

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, pasi nuk mundi të kalojë procesin e vetingut.

Sipas gjetjeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Apelit nuk mund të justifikojë pasurinë me burime të ligjshme. Për Hajdarin ky vendim ishte i pritshëm.

Sipas trupës së KPK-së, Hajdari nuk justifikoi dot 13 apartamente dhe 3 njësive tregtare në një pallat në Tiranë. Një gjetje tjetër e komisionit ishte edhe revokimi i vizës amerikane. Avokati mbrojtës Maks Haxhia bëri akuza ndaj procesit.

“Ky s’është për ligj xhanëm, se atë thotë Kushtetuta, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë, po këta nuk e kanë pastruar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë.”

Ndryshe mendon deputetja Rudina Hajdari, vajza e gjyqtares, që fjalën e saj në parlament tha se beson tek Reforma në Drejtësi.

“Unë besoj tek Reforma në Drejtësi dhe nëse e them këtë për time më, e them këtë për çdo gjyqtar dhe prokuror.”

Pas këtij vendimi, Fatmira Hajdari do të pezullohet nga detyra deri në përfundimin e procesin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi pritet të apelohet.

Tv Klan






Të ngjashme