Kqyren pamjet e 1 muaji për grabitjen në Kamëz, autori kishte studiuar zonën


Kqyren pamjet e 1 muaji për grabitjen në Kamëz, autori kishte studiuar zonën

15:20 18/06/2016

Dy ditë pas ngjarjes në Kamëz, ku mbeti e plagosur një 19-vjeçare, autori i armatosur me kallashnikov mbetet ende i paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar nga serveri pamjet e kamerave të bizneseve për të gjithë periudhën një mujore.

Vendimi për sekuestro erdhi pas dëshmisë së një prej punonjësve, se disa ditë më parë kishte vërejtur një person të dyshimtë në derën e jashtme të supermarketit dhe tek pjesa e tunelit të pallatit.

Në dy filmimet e reja të kamerave të siguruara nga Televizioni Klan konstatohet se autori ka ardhur nga rruga Viena, në pjesën mbrapa pallatit dhe është larguar nga i njëjti drejtim pas 1 min e 30 sekondash.

kamez hetimet

Burime nga Komisariati numër 5, bëjnë me dije se zona e  drejtimit të largimit të autorit është me shumë rrugica të pa ndriçuara dhe që të lidhin me Laknasin, ç’ka vështirësonte punën e policisë për kapjen e tij.

Një person i armatosur dhe i maskuar hyri mbrëmjen e së enjtes në një supermarket, ku pasi qëlloi disa herë në drejtim të arkës dhe në ambientet e jashtme, u largua duke lënë të plagosur në këmbë punonjësen I. Dushku 19 vjeç.

Tv Klan





Të ngjashme