KQZ, bllokohet procesi i verifikimit të listave të votuesve – (3 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Procesi i verifikimit të listave të votuesve është bllokuar në pritje të marrëveshjes mes komisionit parlamentar Bufi-Ngjela dhe KQZ. Sipas kryetarit Bufi, KQZ ka vënë si kusht për miratimin e udhëzimeve të parlamentit pjesëmarrjen e partive politike, në përbërje të komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore.
Ylli Bufi:- “E rëndësishme është që forcat politike në radhë të parë duhet të çojnë përfaqësuesit e tyre në KQZV, se në qoftë se nuk çojnë përfaqësuesit atëherë s’bëhet fjalë për vënie në lëvizje të KQZV”.
Sipas komisionerëve afatet për krijimin e komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore janë tejkaluar, ndaj duhen rishikuar kohëzgjatja e përcaktuar me ligj. Në parim marrëveshja pozitë-opozitë, i jep të drejtë dy anëtarëve të KQZV, të verifikojnë në zyrat e gjendjes civile listat e votuesve. Por sipas KQZ, kjo procedurë kërkon shtim të fondeve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame