KQZ çon për verifikim Rroshin e Bushin


KQZ çon për verifikim Rroshin e Bushin

10:45 09/06/2016

Për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka kompetencë te hetoje mbi vërtetësine ë deklarimeve të personave që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, ky institucion ka marrë vendim që t’i kaloje prokurorisë për verifikim të hollësishëm formularin e vetëdeklarimit për kryetarët e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe atë të Krujës, Artur Bushi.

Vendimi i KQZ erdhi pas kërkesës së organit të akuzës, i cili ka dyshime pas informacioneve të marra nga partneret ndërkombëtar se Rroshi dhe Bushi janë dënuar për vepra të ndryshme penale në disa vende të Europës.

KQZ shtyu për të premten vendimmarrjen për dhënien e mandatit të deputetit që do të zëvendësojë socialistin Koço Kokëdhima, në qarkun e Vlorës. Ky institucion i ka dhënë vetes kohë për të verifikuar të dhënat e formularit të vetëdeklarimit për Edmond Lekën, aktualisht me detyrë drejtori i Portit të Vlorës, i cili është kandidati i radhës në listën e PS-së. /TV KLAN

 






Të ngjashme