KQZ fton partitë politike për ndarjen e zonave elektorale – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Kombëtar i Ndarjes së Kufijve të zonave elektorale për zgjedhjet parlamentare të Qershorit, i ka ftuar edhe një herë partitë politike të mblidhen në tryezën që do të organizohet gjatë kësaj jave, përpara se projekti përfundimtar të dërgohet në parlament. Afati kushtetues për dërgimin e draftit ligjvënësve është 15 Janari.
Në vërejtjet e opozitës, theksohet se në 49 zona zgjedhore, janë ndërtuar jashtë kufijve të lejuar, pra nuk është respektuar numri mesatar prej 23 mijë e 900 zgjedhësish, për çdo zonë. Manipulimet më të mëdha sipas opozitës vihen re në Shkodër, Lezhë, Laç, Dibër, Korçë, Vlorë, Sarandë, etj./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame