KQZ hedh shortin e komisionerëve (27 Shkurt 2001)
Dy komisonerëve të propozuar nga opozita në KQZ, nuk u ka buzëqeshur fati në hedhjen e shortit për mandatet. Klement Zguri i zgjedhur nga Presidenti me sygjerim të opozitës, do të ketë mandat 3-vjeçar. 3 vjet i kanë rënë për short edhe nënkryetarit të KQZ-së Gaz Perkokaj i zgjedhur nga Parlamenti. Kokaj e Zguri lënë postet me 31 mars 2003 sëbashku me komisionerin Igli Toska i zgjedhur nga KLD.
Mandatin deri më 31 mars 2006 e kanë përfituar nga kryetari Celibashi dhe komisionerët Shimani, Malaj e Varfi. Pas 3 vitesh nëse përbërja aktuale nga KQZ nuk ndryshon, do të jetë Presidenti, KLD, dhe Parlamenti që do të zgjedhin zëvendësuesit e Zgurit, Toskaj e Kokaj./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame