KQZ, kallëzim penal për 76 numërues


KQZ, kallëzim penal për 76 numërues

12:03 19/07/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi këtë të mërkurë që të kallëzojë penalisht 76 numërues të zgjedhjeve të 25 Qershorit. Vendimi u mor në mbledhjen e thirrur në orën 10:00 të paradites. 

Sipas KQZ, në disa raste, anëtarët e grupeve të numërimit kanë shënuar në tabelën e rezultatit një numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutitë e votimit.

Numëruesit rrezikojnë nga 3-7 vjet burg. Ata mund të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

KQZ vendosi gjithashtu t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike Qarku Lezhë, Zef Gjergj Maçi, pas ndarjes nga jeta të Gjovalin Kadelit

.

/tvklan.al






Të ngjashme