KQZ miraton planin strategjik për listat e votuesve – (9 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar sot planin strategjik, për listat e votuesve të zgjedhjeve parlamentare të Qershorit. Komisioni pasi e shqyrtoi projektin e paraqitur disa javë më parë nga fondacioni ndërkombëtar nga zgjedhjet në Shqipëri AIFE-s, e aprovoi atë. Ky plan përcakton qartë, afatet dhe mënyrat e përgatitjes së listave të votuesve mbështetur në dy faza.
Faza e parë, parashikon verifikimin e listave, në zyrat e gjendjes civile, ndërsa faza e dytë rishikimin vullnetar për publikun, por dhe partitë politike mund të shprehin pakënaqësitë e tyre për mungesat në lista. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është diskutuar dhe për dokumentacionin që do të përdoret për zgjedhjet e 2001, për formularët, vulat etj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego