KQZ miraton zonat e administrimit zgjedhor
Rritja e votuese, shtohen 2 ZAZ
Në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë 92 Zona të Administrimit Zgjedhor dhe jo 90 si në zgjedhjet e shkuara.
Rritja e numrit banorëve që kanë të drejtë vote sipas regjistrit të gjendjes civile në 2 ZAZ në Berat dhe në Fier ka bërë të nevojshme këtë ndryshim të miratuar nga Këshilli Rregullator.
“Komisioni Rregullator në unanimitet miratoi ngritjen e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
Mbledhja e Këshillit Rregullator u zhvillua online për shkak të masave anti-COVID që ndalojnë grumbullimin e 10 personave, të ndërmarra për shkak të rritjes së numrit të infektimeve që nuk i kane shpëtuar as vetë amtaret e këtij organi apo familjarët e tyre.
Brenda pak ditësh do të shqyrtohet dhe akti për numrin e mandateve për çdo qark. Pas ndryshimeve për shkak të lëvizjes së brendshme të popullatës po mendohet që qarkut të Dibrës t’i hiqet një mandat dhe nga 6 të këtë vetëm 5 dhe ky mandat t’i kalojë qarkut të Tiranës duke e çuar në 35 numrin e mandateve pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Tv Klan