KQZ: Në Shtator do të vazhdojë pajisja e votuesve me karta votimi – (19 Gusht 2000)


KQZ: Në Shtator do të vazhdojë pajisja e votuesve me karta votimi – (19 Gusht 2000)

22:00 19/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbledhë 7 partitë politike për të kërkuar emrat e anëtarëve të komisioneve vendore. Ndërkohë dje ky komision ka diskutuar rreth kartës së votuesve. Për këtë qëllim është vendosur të ngrihet një grup pune në qendër për të gjithë qytetet.

Grupi i punës do të përbëhet nga punonjës të administratës, komunave, prefekturave dhe bashkive, të cilët do të propozohen nga këto institucione dhe do të miratohen nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së është vendosur që më 1 Shtator të vazhdojë pajisja e votuesve me kartë. Kështu rreth 1500 vetë në të gjithë vendin do të realizojnë këtë proces./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme