KQZ: Në shtator pajisen votuesit me kartë votimi (19 Gusht 2000)
Sot KQZ do të mbledhë 7 partitë politike për të kërkuar emrat e anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Ndërkohë dje ky komision ka diskutuar rreth kartës së votuesve. Për këtë qëllim është vendosur të ngrihet një grup pune në qendër për të gjithë qytetet. Grupi i punës do të përbëhet nga punonjës të administratës, komunavem prefekturave dhe bashkive që do të propozohen nga këto institucione dhe do të miratohen nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së është vendosur që me 1 shtator të vazhdojë pajisja e votuesve me kartë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego