KQZ firmos kontratën për identifikimin elektronik
Nuk ka ende konsensus për votimin dhe numërimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar kontratën me kompaninë Smartmatic e cila do të mundësojë që në zgjedhjet e 25 Prillit të gjithë votuesit të identifikohen në mënyrë elektronike.
Pas nënshkrimit të kësaj kontratës pritet të nisë menjëherë procesin për implementimin e sistemit të identifikimit i cili do të testohen disa dite përpara mbajtjes së zgjedhjeve.
Ndërkohë edhe pse është detyrim ligjor i vendosur në Kodin Elektoral ende s’ka nisur puna për mundësimin në 10% të zonave zgjedhore të votimit dhe numërimit elektronik.
Partitë politike nuk kanë rënë dakord për zonat ku do të pilotohet kjo teknologji çka mban peng të gjithë procesin.
Tv Klan